Tronditet Reali, titullari humb pjesën e mbetur të sezonit!

Një lajm shumë i keq ka ardhur për Realin e Madridit ditën e sotme. Ekipi i Zidane ka humbur shërbimet e Lukas Vaskez për pjesën e mbetur të sezonit.

Spanjolli ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar në sfidën e mbrëshme ndaj Barcelonës, të cilën edhe e mbylli që në pjesën e parë, ku vendin e tij e mori Odriozola.

Lajm shumë i keq ky që prish jo pak humorin pas fitores ndaj Barcelonës në “El Clasico”, edhe pse aktualisht skuadra ndodhet në vendin e parë me 66 pikë, po aq sa ka edhe Atletiko Madridi, që ka edhe një ndeshje më pak.

Kujtojmë, Reali ka përpara edhe ndeshjen e kthimit të ¼ së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpullit, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë kishte regjistruar fitore 3:1.

Leave a Reply