E besoni dot, Kamer Qaka me Shkëndijën realizon golin e parë në karrierë (VIDEO)

Kamer Qaka gjatë merkatos së dimrit u transferua te Shkëndija nga rradhët e skuadrës norvegjeze të Kongsvinger, dhe si duket ka bërë mirë, kjo pasi pikërisht me fanellën e skuadrës “kuqezi” nga Tetova ka gjetur golin e tij të parë në karrierë, njofton “infOSport.mk”.

Është ky takimi i 9-të që po zhvillon këtë edicion me Shkëndijën, Kamer Qaka, i cili në nivel klubesh numëron plotë 171 ndeshje zyrtare, mirëpo që asnjëherë deri më sot nuk kishte gjetur golin.

Nëse këtu shtojmë edhe 4 ndeshjet me fanellën e Kombëtares shqiptare, i bie që Qaka nuk ka shënuar gol në plotë 175 ndeshje, ndërsa goli i sotëm me fanellën e Shkëndijës bëri që ai të buzëqesh, ndërsa edhe shokët e skuadrës e uruan në mënyra të ndryshme.

Leave a Reply