Ligës së Kampionëve po i vjen fundi, gati të formohet Superliga Europiane!

Superliga Europiane dhe fundi i Ligës së Kampionëve janë më afër se kurrë. Sipas ‘Football Leaks’ tashmë është arritur një marrëveshje mes top 16 skuadrave europiane, të cilat pritet të krijojnë një ligë në vete, me emrin Superliga Europiane, e cila do të niste nga viti 2021.

Po i njëjti burim bënë me dije se pjesë e së njëjtës do të ishin ndër skuadrat më të fuqishme europiane, si Barcelona, Real Madrid, Juventus, Liverpull, Mançester Siti, Arsenali, Çelzi, Bajern Munihu, Mançester Junajtedi, PSZH-ja, Atletiko Madridi, Milani, Interi, Borusia Dortmundi, Roma dhe Olimpiku i Marsejës.

Këto 16 skuadra thuhet se kanë nënshkruar marrëveshjen dhe pritet të braktisin Ligën e Kampionëve dhe të luajnë në këtë super ligë.

Leave a Reply