Rabotniçki po shpien Vardarin drejt Ligës së Dytë (VIDEO)

Vardari ndodhet në një situatë shumë të rëndë, teksa më së miri këtë e përshkruan edhe takimi i sotëm kundër rivalit lokal, Rabotniçkit, që po tregohet shumë i pamëshirshëm, shkruan “infOSport.mk”.

Këto dy skuadra nga kryeqendra jonë në këto momente në arenën “Todor Proeski” po zhvillojnë takimin e vlefshëm të javës së 31-të në elitën e futbollit vendor, që në tërësi po flet për “romantikët”.

Këta të fundit me vetëdije po i lëshojnë inciativën Vardarit, por që në asnjë moment nuk po mund të shfrytëzojë rastet para portës së Jankov, derisa në anën tjetër Rabotniçki i Konstantin Vlaho, po shfrytëzon në maksimum rastet, në momentet kur skuadra e tij duket shumë e qetë dhe po luan pa asnjë ngarkesë.

3:0 është rezultati aktual i këtij takimi, pas 70 minutave lojë, e që vështirë është të mendohet se Vardari mund ti shpëtojë disfatës, por njëkohësisht edhe rënies në Ligën e Dytë.

Fundosjen e ish kampionëve të vendit e paralajmëroi kapiteni Goran Siljanovski, i cili në minutën e 9-të shënoi një super gol pas atyre kombinimeve të bukura afër vijës së rivënies nga këndi.

Goli i dytë mban firmën e goleadorit të Rabotniçkit, Fahrudin Gjurgjeviç, i cili në mnutën e 26-të u gjind në kohën dhe vendin e duhur për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Filip Iliq.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, në momentet kur Vardari po tentonte të bëjë diç më tepër para portës së Jankov, Stefan Jevtovski, i cili nuk pati fat fillimisht, duke goditur shtyllën, në vazhdim të aksionit falë asitit të mrrekullueshëm nga ana e Stojkov, me kokë në të 57-tën shënoi edhe golin e tretë për Rabotniçkin.

Leave a Reply