E bujshme, Mevlan Adili në verë vishet “bardheblu”!

Mevlan Adili me paraqitjet e tij këtë edicion me fanellën e Vllaznisë në Superligën shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga jashtë.

Shkupjani Adili ishte një komandant i vërtetë në mbrojtjen e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga drejtuesit e Tiranës, që në verë pritet të futen në garë për shërbimet e ish mbrojtësit të FC Shkupit.

Bardheblutë, nëse këtë sezon dalin pa titull, në atë pasardhës do të tentojnë që patjetër të jenë skuadra lokomotivë në elitën e futbollit shqiptar. Ndaj edhe 25 herë kampionët kanë nisur nga negociatat dhe ata synojnë që të afrojnë lojtarë të spikatur nga Superiorja fillimisht, për të cilët kanë nisur që të punojnë që në verën e shkuar apo dhe në janar.

Fiksim për mbrojtjen te Tirana është pikërisht shkupjani, Mevlan Adili, lojtari që ka spikatur në Shkodër, por edhe një nga qendërmbrojtësit më të mirë të elitës së futbollit shqiptarë. Tashmë mbetet për t’u parë në verë se si do të rrjedhin ngjarjet, duke ditur që këto dy sezone, Mevlan Adili është shndërruar në një lojtar shumë të dashur te skuadra shkodrane.

Leave a Reply