Ronaldo i vetëm përmbysi Interin dhe afroi Juven drejt finales së madhe

Kristiano Ronaldo doli të jetë protagonisti kryesor në fitoren e Juventusit ndaj Interit në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa realizoi që të dy golat në fitoren 2:1 të “Zonjës së Vjetër”, njofton “infOSport.mk”.

Portugezi që të dy golat i realizoi që në pjesën e parë, duke zhvlerësuar golin e Lautaro Martinez, të shënuar vetëm pas 9 minutave lojë.

Golin e parë Ronaldo e realizoi në minutën e 26-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, derisa golin e dytë personal, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Juves, portugezi e realizoi në minutën e 35-të.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale  mes dy klubeve do të luhet në “Allianc Stadium” më 10 shkurt, kur edhe do të vendoset përfundimisht çështja e finalistit të Kupës së Italisë.

Leave a Reply