Vëllai i Erdon Dacit, Erblini do luaj në futbollin kosovar!

Erdon Daci është një emër i njohur për gjithë opinionin sportiv në vendin tonë dhe më gjërë, ndërsa i njëjti ka edhe një vëlla tjetër, që gjithashtu kërkon të ngritet dhe të ec hapave të vëllait më të madh, shkruan “infOSport.mk”.

Fjala është për Erblin Dacin, i cili luan në rolin e mesfushorit, ndërsa gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar si futbollistë i Vllaznisë së Pozheranit, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Erblin Daci, ndryshe është një fëmijë i FC Shkupit, që gjatë karrierës së vetë ka provuar të luaj edhe me FK Skopjen dhe Vardarin e Forinës, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj edhe në futbollin kosovar.

Erblind Daci nuk është emri i vetëm i angazhuar nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Pozherani, që vazhdimisht u beson futbollistëve të rinj shkupjan. Përveç Erblinit, ata kanë angazhuar edhe portierin Osman Daci si dhe sulmuesin Nusret Kurti, që të gjithë këta nga Shkupi, ndërsa emra të rinj për stinorin pranveror te kjo skuadër do të  jenë edhe sulmuesi tjetër Toni Salihu si dhe mbrojtësi Rezart Hasanaj.

Kujtojmë Vllaznia e Pozheranit edhe në të kaluarën ka pasur futbollistë shkupjan në rradhët e veta, edhe atë duke filluar që nga portierët Dardan Miftari, Jasir Bajrami, si dhe futbollistët, si: Leonard Kallaba, Shaban Sulejmani, Orhan Miftari, etj. (infOSport.mk)

Leave a Reply