Vëllai i Enis Bardhit ndërron skuadër, por mbetet sërish në futbollin kosovar

Behar Bardhi, ndryshe vëllai i Enis Bardhit të Levantes, ka vendosur të ndryshojë mjedis, por jo edhe kampionat, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori shkupjan i cili së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajit, ka vendosur që të transferohet në rradhët e skuadrës së Vitisë, që gjithashtu garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Ai kështu bëhet futbollisti i dytë i Ferizajit që i bashkohet Vitisë për stinorin pranveror, pas Dardan Çerkinit.

Ndryshe është kjo hera e dytë në karrierën e tij që Behar Bardhi do të veshë fanellën e Vitisë, skuadër kjo që shihet si një ndër pretendentët kryesor për tu inkuadruar në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë Vitia stinorin vjeshtorë në Ligën e Parë – Grupi B, e mbylli në pozitën e tretë me 23 pikë, po aq sa kanë edhe Flamurtari i Prishtinës dhe Ulpiana në dy pozitat e para. (infOSport.mk)

Leave a Reply