LeBron Xhejms ndryshon numrin në fanellë, heq dorë nga 23-shi!

LeBron Xhejms, një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, ka vendosur që të ndryshoj numrin në fanellë.

Basketbollisti i njohur i Los Anxheles Lejkers ka paralajmëruar se nga sezoni i ardhshëm ai do të veshë sërish fanellën me numrin 6, që e mbante edhe derisa luante me fanellën e Majami Hits.

Kësisoj numrin 23-të, sezonin e ardhshëm te “Lejkersat” do ta veshë ylli tjetër LA Lejkers, Entoni Dejvis.

Lejkers u eliminuan këtë sezon që në raundin e parë të “play-off”, ndërsa ishte kjo hera e parë në karrierën e Xhejms që nuk arrin të kaloj këtë fazë.

Leave a Reply