Benzema tregon bisedën me Ronaldon

Ndeshja Portugali-Francë pati dy protagonistë, Kristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman, autorë dopietash. Një mbrëmje për të mos u harruar për të dy, ish-shokë skuadre te Real Madridi.

Francezi u kthye tek goli me fanellën e kombëtares franvceze pas plotë 2085 ditëve. Për herë të fundit kishte shënuar me 8 tetor të vitit 2015, kur shënoi ndaj Armenisë.

Nga ana tjetër, kampioni portugez i Juventusit arriti iranianin, Ali Daei me 109 gola në kombëtare, duke e çuar kështu rekordin e ri të shënimit në një fazë finale të Kampionatit Europian në 14 gola.

Benzema dhe biseda me Kristiano Ronaldon

Benzema foli edhe për atë që diskutoi me Ronaldon: “Është gjithmonë kënaqësi ta shoh Kristianon, sepse së bashku kemi bërë një udhëtim prej 8-9 vitesh. Ne kemi fituar tituj, kemi shënuar gola së bashku te Real Madridi. Ishte kënaqësi ta takoja përsëri në fushë. Ne folëm për gjëra normale, nëse gjithçka po shkonte mirë dhe i uruam njëri-tjetrit fat me klubet dhe ekipet tona kombëtare”.

Leave a Reply