Sejdini: I besojmë Milevskit, pasi ai është njeriu që krijoi gjeneratën e artë të Maqedonisë

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka zyrtarizuar se Blagoja Milevski do të jetë zëvendësuesi i Igor Angellovskit në pozitën e seleksionuesit te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini ka falenderuar për kontributin e dhënë Angellovskin, ndërsa ka treguar edhe arsyet për besimin e dhënë ndaj Milevskit në krye të përfaqësues A.

Muamed Sejdini – president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

“Fillimisht, në emrin tim personal dhe të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dëshiroj të falenderoj Igor Angellovskin për punën dhe kontributin e tij të dhënë për sukseset e përfaqësueses A të Maqedonisë.

Vet Igor Angellovski paralajmroi që pas përfundimit të Kampionatit Europian do të kërkojë sfida të reja në karrierë dhe tani është koha që ne ta respektojmë vendimin e tij dhe të tregojmë mirënjohjen tonë për punën dhe pasionin e tij gjatë këtyre viteve në krye të përfaqësueses A të Maqedonisë.

Vizioni për ardhmerinë tonë të futbollit me Blagoja Milevskin si seleksionues i përfaqësues A të Maqedonisë është i qartë. Ai është njeriu që krijoi një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve që tashmë kanë luajtyr në dy Kampionate Europiane, me të rinjët dhe seniorët dhe jemi të bindur që kjo rrugë duhet të vazhdojë.

Ne i japim besimin Blagoja Milevskit që të udhëheq përfaqësuesen A të Maqedonisë për shkak të karrakterit të tij, punën etike dhe vlerave njerëzore. Ai është trajner që vendos vulë në ekipet që i udhëheq dhe njeri me disciplinë dhe forcë të jashtëzakonshme mendore. 

Përfaqësuesen A të Maqedonisë do ta udhëheq seleksionuesi Blagoja Milevski i cili krijoi gjeneratën e artë e cila ishte në mesin e 12-të përfaqësueseve të Europës dhe futbollist që viteve të fundit janë pjesë e përfaqësueses tonë më të mirë.

Besojmë në kualitetet e Blagoja Milevskit dhe jemi të bindur që do të vazhdojë me sukses ta udhëheq përfaqësuesen A. Edhe më shumë pasi ai i dëshmoi çdo personi me vlera se çfarë njeriu dhe çfarë trajneri është”.

Leave a Reply