Ja cilin numër do të mbajë Rashica te Noruiç Siti!

Milot Rashica sezonin e ri do të luaj në Premierligën angleze, duke veshur fanellën e skuadrës të sapongjitur në elitë, Noruiç Siti.

Rashica te këta të fundit u transferua nga skuadra gjermane e Verder Bremen, që humbi statusin e skuadrës elitare.

25-vjeçari Rashica pjesë e skuadrës nga Bremeni ishte për 3 vite e gjysmë, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar, ndërsa rënia në Ligën e Dytë gjermane, bëri që ylli i përfaqësueses së Kosovës të kërkojë një mjedis të ri.

Ai kështu zgjodhi ekipin e Noruiç Sitit, të cilës skuadër iu bashkua gjatë ditës së sotme, ndërsa burime brenda klubit të njohur anglez, bëjnë me dije se Rashica në sezonin e ri do të veshë fanellën me numër 17.

Këtë numër edicionin e kaluar te Noruiç Siti, e mbante Emi Buendía, i cili kaloi tek Aston Villa.

Leave a Reply