Jovetiç vazhdon karrierën e tij në Bundesligë!

Futbollisti malazez, Stefan Jovetiç po vazhdon të endet në klubet evropiane. Dikur një ndër futbollistët më të kërkuar në futbollin europian, është transferuar në Bundesligën gjermane. Ai  ka nënshkruar me Hertën e Berlinit, te e cila skuadër vjen si agjent i lirë.

Jovetiç së fundmi ishte pjesë e Monakos në elitën e futbollit francez, teksa gjatë karrierës së tij kishte provuar veten edhe në kampionatet më të fuqishme europiane, Premierligën angleze, La Ligan spanjolle dhe Serinë A italiane, ku edhe kishte kaluar momentet më të mira, duke zhvilluar plotë 147 ndeshje dhe duke regjistruar 41 gola dhe 23 asiste.

Sipas asaj që raporton gazetari i mirënjohur italian, Di Marzio, Jovetiç me Hertën e Berlinit ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Leave a Reply