Kukësi gjen zëvendësuesin e Agim Ibraimit!

Kukësi ka arritur të godasë në limitet e merkatos, teksa ka prezantuar zyrtarisht dhe mesfushorin serb, Luka Milunoviç.

28-vjeçari Milunoviç ka firmosur dje një kontratë 1-vjeçare me ekipin nga Verilindja e Shqipërisë, ndërsa i njëjti shihet si pasuesi ideal i Agim Ibraimit, i cili sezonin e ri do të luaj me fanellën e Dinamo Tiranës.

Milunoviç më parë është aktivizuar edhe me fanellat e Debrecen, Aris Selanik, Partizanin e Beogradit, Zulte Varegem, Melah, Sabah Vozhdovac, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Napredak në kampionatin serb të futbollit.

Lajmin e zyrtarizimit të Milunoviç e ka bërë vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit 28-vjeçar.

Leave a Reply