5 rekordet që Broja vendosi mbrëmë me golin ndaj Hungarisë

Goli i Armando Brojës ndaj Hungarisë, i shënuar vetëm 10 minuta para fundit të takimit mbrëmë në Budapest, mban gjallë ëndërrën e Kombëtares shqiptare për një vend në Botërorin “Qatar 2022”, por njëkohësisht shërbeu edhe për të vendosur plot 5 rekorde të reja, me të cilat mund të njiheni më poshtë.

  1. Kombëtarja Shqiptare shënoi golin e parë në histori në Hungari dhe arriti fitoren e parë në transfertë ndaj hungarezëve.

  2. Kuqezinjtë kanë vendosur një rekord pikësh, duke arritur të grumbullojnë 15 të tilla deri në këtë pikë të eliminatoreve. Maksimumi i pikëve që Shqipëria kishte marrë në një cikël eliminator ishte 14, në periudhën 2014-2015, kur edhe siguruan pjesëmarrjen për herë të parë në një Europian, siç ishte ai i vitit 2006 në Francë. Për më tepër, kombëtarja shqiptare ka në dispozicion edhe tre ndeshje, ndaj rekordi mund të thellohet edhe më tej.

  3. Armando Broja bëhet futbollisti i parë shqiptar, që arrin të shënojë gol në tre ndeshje radhazi të Kombëtares Shqiptare.

  4. Kombëtarja shqiptare ka vendosur një rekord fitoresh në një edicion eliminator, pasi për herë të parë në histori ia ka dalë të triumfojë në 5 takime. Edhe këtu vlen fakti që janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur, ndaj rekordi mund të thellohet sërish.

  5. Për herë të parë, Kombëtarja shqiptare arrin të shënojë gol në katër transferta zyrtare radhazi, pasi ka dërguar topin në rrjetë ndaj Andorrës, San Marinos, Polonisë dhe Hungarisë.

Leave a Reply