Franca i falet dyshes Benzema-Mbape, mundin Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve (VIDEO)

Franca ka fituar edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, pasi sonte në finalen e madhe mundi Spanjën me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa pamë një Spanjë më dominuese, e cila e para avansoi në këtë ndeshje me anë të Ojarzabal në minutën e 64-të.

Megjithatë gëzimi i “iberikëve” nuk zgjati shumë, kjo pasi Benzema me një super gol në minutën e 66-të solli simetri në rezultat.

Mbape duke i ikur një kurthi të ofsjadit në minutën e 80-të doli i vetmuar para potierit Unai Simon, të cilin nuk e fali dhe e mposhti për herë të dytë në këtë takim.

Spanja deri në fund të takimit tentoi me Ojarzabal dhe Fornals, mirëpo pa sukses, ashtu që në fund Franca iu gëzua trofeut të parë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe gjithsej të 7-tin në histori, pas dy Kupave të Botës, dy të Europës dhe dy të Konfederatave.

Kujtojmë në ndeshjen e zhvilluar gjatë ditës, Italia me po të njëjtin rezultat (2:1), mundi Belgjikën në ndeshjen për vendin e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply