Rrahmani e “pensionoi” nga Napoli, Kulibali shihet si opsion për Njukasëll J. e ri me Konten si trajner!

Skuadra e Njukasëll Junajted edhe zyrtarisht është vënë nën pronësinë e sheikëve arab, ndërsa siç raportojnë mediat në Angli, nënshkrimi i tyre i parë i madh mund të jetë mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, të cilin kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani e pensionoi para kohe te skuadra “napolitane”, duke i zërë vendin në qendër të mbrojtjes.

Klubi përfundoi shitjen këtë javë, dhe Majk Eshli e bleu klubin në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 300 milionë sterlina.

Lajmin për transferim e Kulibalit te skuadra nga “Sent Xhejms Park” e kanë zbuluar “Football Insider” dhe “Sun Sport”, ndërsa kjo nuk është hera e parë që reprezentuesi senegalez lidhet me një transferim të mundshëm në Premierligën angleze, kjo pasi më herët për shërbimet e tij interesoheshin skuadrat gjigande, si: Mançester Junajted e Siti, Çelzi dhe Everton.

Atë kohë Napoli për mbrojtësin senegalez kërkonte 100 milionë euro, ndërsa tashmë çmimi i tij ka rënë ndjeshëm dhe i njëjti vlerësohet në rreth 60 milionë euro.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis e bëri të qartë se ishte i gatshëm të shiste Koulibalin gjatë verës.

Drejtuesit e rinj të Njukasëll Junajted janë gati të shkarkojnë fillimisht trajnerin Stiv Brus, ndërsa zgjdhja e tyre është mes Antonio Kontes dhe gjermanit Ralf Rangnik, ashtu që mbetet të vendoset fillimisht për trajnerin dhe më pas edhe për përforcimin e mundshëm, të ashtuquajtur Kalidu Kulibali.

Leave a Reply