Statistikat e Çallandes në krye të përfaqësueses së Kosovës!

Humbja e djeshme nga Suedia me rezultat 3:0 edhe përfundimisht i ka shuar shpresat e përfaqësueses së Kosovës për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Në grupin B Kosova ka vetëm katër pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, duke u renditur e parafundit, duke lënë pas vetes vetëm Gjeorgjinë.

Kjo ka bërë që trajneri Bernard Çallandes të vihet përsëri nën syrin e kritikave për paraqitjet jo të mira të ekipit “dardan”.

Në fakt, statistikat e përgjithshme prej ardhjes së trajnerit zviceran ne krye të Kosovës nuk janë aspak të mira.

Në total, Çallandes e ka drejtuar Kosovën në 39 ndeshje, duke regjistruar 17 fitore, 14 disfata dhe 8 barazime.

Situata nuk qëndron aspak mirë edhe sa i përket gol-averazhit. “Dardanët” nën udhëheqjen e tij kanë shënuar 58 gola, ndërsa i kanë pranuar 47 sosh.

Leave a Reply