Skandal në futbollin irlandez, portieri godet bashkëlojtarin e tij pasi pësoi gol (VIDEO)

Në elitën e futbollit irlandez, më saktë në ndeshjen midis Glentoran dhe Coleraine ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Pas pësimit të golit portieri vendas ka sulmuar shokun e skuadrës. Vendasit ishin duke fituar me rezultatin 2-1, kur skuadra mike arriti të vendoste barazpeshën 2:2 në minutën e 80-të.

Në këtë moment ndodh e pazakonta, portieri Aaron McCarey, goditi mbrojtësin e skuadrës së tij Bobby Burns, duke e rrëzuar në tokë, teksa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Arbitri kryesor i ndeshjes vendosi ta përjashtonte nga fusha e lojës duke e ndëshkuar me karton të kuq për veprimin që bëri.

Sipas mediave Irlandeze, drejtuesit e klubit priten të marrin një vendim kundrejt portierit për këtë gjest të tij ndaj shokut të skuadrës.

Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e tifozëve duke u bërë dhe virale në rrjetet sociale.

Leave a Reply