Pritja mbaroi, filmi “Zlatan” shfaqet në kinema me 11 nëntor

Do të shfaqet në kinematë italiane me datë 11 nëntor, filmi “Zlatan”, që tregon legjendën e Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti i parë që ka luajtur në Ligën e Kampionëve me 7 skuadra të ndryshme, futbollisti që është shpallur kampion kudo ku ka luajtur, nga Ajaks te PSZh, nga Juventusi, Interi, Barcelona dhe Milani.

Filmi që ka patur premierën e tij botërore në “Festën e Kinemasë” në Romë, është bazuar në autobiografinë, “Unë, Ibra”, që David Lagercrantz ka shkruar së bashku me Ibrahimoviç dhe që është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme.

Regjisor i filmit është Jens Sjogren, ndërsa skenari është bërë nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz.

Filmi tregon historinë e Ibras, një djaloshi që erdhi nga hiçi dhe arriti, falë forcës dhe vullnetit, që fitojë një vend protagonisti në skuadrat më të rëndësishme të botës.

Dominic Bajraktari Andersson do të luajë në film Ibran e vogël (11-13 vjeç), ndërsa shqiptari Granit Rushiti do të luajë rolin e sulmuesit nga 17 deri në 23 vjeç.

Vetë Ibrahimoviç ka publikuar një foto në Instagram me posterin e filmit, ku shkruan “Pritja mbaroi”.

Leave a Reply