Caktohen arbitrët e ndeshjeve çerekfinale të Kupës

Të mërkurën në futbollin vendor në program janë ndeshjet çerekfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Komisioni i garave pranë FFM-së tashmë ka caktuar edhe emrat e arbitrëve që do të drejtojnë 4 takimet e kësaj faze, e ku pa dyshim vëmendja më shumë do të jetë e përqëndruar në Tetovë dhe Shkup, më saktësisht në lagjen e Gjorçe Petrovit.

Në Tetovë, Shkëndija do të mirëpret Struga Trim Lum, ndeshje kjo që do të drejtohet nga shkupjani, Igor Stojçevski.

Një ndër arbitrët më të mirë që kemi pasur, Aleksandar Stavrev, është caktuar për ndeshjen midis Makedonija GJ.P dhe FC Shkupit, Marjan Eckoski nga Ohri do të jetë kryesori i takimit, Pelister-Vardar, ndërkohë Aleksandar Grujoski do të ndajë drejtësinë në Kratovë, aty ku mejdanin do të ndajnë Sileksi dhe Bregallnica.

Kujtojmë, skuadrat fituese të kësaj faze, kalojnë për në gjysmëfinale. (infOSport.mk)

Leave a Reply