Drita përfundon aventurën europiane

E nisi me ndeshjet preliminare në Ligën e Kampionëve, për të përfunduar sonte edhe në kuadër të Liga Europa. Është kjo skuadra kampione e Kosovës, Drita, që nuk arriti të mposht skuadrën nga Luksemburgu, Dudelanzhe në ndeshjen e kthimit në Mitrovicë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Bekim Isufi barazuan me rezultatin 1:1, rezultat ky që nuk ishte i mjaftueshëm që Drita të kalojë në raundin tjetër, pasi në ndeshjen e parë në transfertë kishte pësuar disfatë me rezultatin 1:2.

Drita bëri një pjesë të parë të mirë, ku edhe arriti të realizonte për 1:0. Ishte Ardian Limani që shënoi me kokë në minutën e 26-të, teksa mysafirët nga Luksemburgu barazuan në 1:1 në fillimin e pjesës së dytë përmes Stumpf.

Edhe përkundër dëshirës së madhe të futbollistëve gjilanas për të shënuar edhe golin e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që Drita duheshe të përshëndetet me garat europiane, që në raundin e dytë të Ligës Europa.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply