Voska Sport mund Vardarin, shuan “ëndërrat” e kuqezinjëve për tu rikthyer në Ligën e Parë!

Voska Sport e Nefi Useinit ka shënuar fitore 2:1 në derbi ndeshjen e javës së 12-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë që zgjoi shumë interesim në opinionin tonë sportiv u zhvillua në Ohër dhe e njëjta përveç golave në disa raste dhuroi edhe  disa konfrontime mes futbollistëve.

Voska Sport kaloi në epërsi në këtë ndeshje vetëm pas 3 minutave lojë, falë super golit nga gjuajtja e lirë të goleadorit Izair Emini, ndërsa dy minuta para fundit të pjesës së parë, shkupjani Emir Aliu realizoi edhe golin e dytë për ekipin vendas, duke i dhënë një goditje tjetër të fortë ekipit të Vardarit, që fare në fund përmes rezervistit Trajçe Stojkovski realizoi golin e nderit.

Pas 12 xhirove, Voska Sport renditet  në pozitën e dytë me 25 pikë, 5 më shumë se Vardari i vendit të tretë, derisa Sileksi me 34 pikë kryeson renditjen në Ligën e Dytë – Perëndim.

Skuadra nga Kratova falë “dopietës” së Antonio Kalanoskit dhe një goli tjetër të shënuar nga Gjorgji Tanushev mundi 3:0 ekipin e Ohrid Lihnidos.

Teteksi falë golit të Masevskit (10’) si mysafir mundi Kadinon me rezultatin minimal 1:0, ndërsa derbi i Pollogut midis Besës nga Dobërdollit dhe Gostivarit u mbyll me barazim 1:1.

Egzon Aziri shënoi golin e epërsisë për Besën në minutën e 9-të, ndërsa Gostivarin nga disfata e shpëtoi Artan Veliu me golin e realizuar në minutën e 85-të.

Korabi edhe pse kishte epërsi prej 2:0, falë golave të shënuar nga Berat Ismaili (37’) dhe Ujkan Muça (54’), në fund nga transferta në Strugë kundër Veleshtës u rikthye vetëm me barazimin 2:2. Ishte ish-dyshja e Struga Trim Lum, Arben Tafe (60’) dhe Nijas Lena (72’) që rikthyen në jetë Veleshtën, që pas 12 xhirove renditet në pozitën e 7-të me 14 pikë. (infOSport.mk)

LDFMV – Java 12

Voska Sport 2:1 Vardari
Sileksi 3:0 Ohrid Lihnidos
Besa 1:1 Gostivari
Veleshta 2:2 Korabi
Kadino 0:1 Teteksi

Leave a Reply