Partizani shkarkon trajnerin Ilir Daja

Ilir Daja më nuk do të jetë trajner i Partizanit të Tiranës. Një gjë të tillë ka njoftuar vetë klubi shqiptarë përmes një kominukate zyrtare në rrjetet sociale, ku ndër të tjerash shkruan: “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi falënderon trainerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen”.

Daja drejtimin e Partizanit morri me 10 gusht të vitit 2020, duke drejtuar këtë skuadër në 61 ndeshje. Nën drejtimin e tij “Demat e Kuq” regjistruan 29 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje, 5 prej të cilëve vetëm gjatë këtij edicioni.

Pikërisht rezultatet e dobëta gjatë sezonit aktual, bënë që drejtuesit e Partizanit të ndërpresin bashkëpunimin para kohe, me një ndër trajnerët më të mirë të Superligës shqiptare, aty ku Daja gjithashtu ka drejtuar skukadrat si Skënderbeu, Tirana, Flamurtari, Dinamo Tirana dhe Besën e Kavajës.

Destinacion i rradhës i strategut 55 shqiptarë mund të jetë Superliga e Kosovës dhe skuadra e Ballkanit nga Suhareka. (infOSport.mk)

Leave a Reply