Mediat në Turqi zbulojnë videon e aksidentit vdekjeprurës të Ahmet Çalik (VIDEO)

Futbolli turk, por edhe ai botëror në përgjithësi mëngjesin e sotëm morri një goditje të rëndë me të marrë lajmin e ndarjes nga jeta të futbollistit 27-vjeçar të Konjaspor, Ahmet Çalik. Ky i fundit ndërroi jetë pas një aksidenti në trafik që ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit (me kohën lokale) në lagjen Hacılar të rrethit Gölbaşı.

Automjeti i përdorur nga futbollisti Ahmet Çalik, i cili u transferua në Konjaspor nga Galatasaraji, doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Niğde dhe u përmbys në një stof.

Çalik kishte ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ashtu që ekipi i Ndihmës së shpejtë të mjekëve edhe pse kishte arritur menjëherë në vendngjarje, nuk kishin mundur të ndihmojnë dot 27-vjeçarin.

Për aksidentin në fjalë autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet, derisa mediat turke kanë siguruar edhe një video përmes së cilës shihet momenti i aksidentit tragjik. (infOSport.mk)

Leave a Reply