Xhengis Rexhepi edhe zyrtarisht merr timonin e Besës nga Dobërdolli

Xhengis Rexhepi edhe zyrtarisht ka pranuar të drejtojë skuadrën e Besës nga Dobërdolli, që garon në Ligën e Dytë – Pernëdim. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që dhjetorin e kaluar, ndërsa sot konfirmimi erdhi nga drejtuesit e klubit shqiptarë, që pas vetes kanë një sponzor serioz, i cili njëherit ka plotësuar edhe të gjitha kërkesat e trajnerit të ri.

Me Xhengis Rexhepin, drejtuesit e Besës së Dobërdollit dëshirojnë të punojnë në projekte më afatgjate, me qëllim që një ditë kjo skuadër të bëjë gara edhe në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Megjithatë fillilmisht prioritet i tyre do të jetë mbijetesa në Ligën e Dytë, aty ku pas 15 xhirove të stinoit vjeshtorë, Besa e Dobërdollit e mbylli në pozitën e parafundit me vetëm 13 pikë.

Xhengis Rexhepi, i cili pas vetes ka një bagazh të pasur në karrierën e tij si trajner, ku për shumë vite luante rolin e ndihmës trajnerit të Igor Agellovskit te përfaqësuesja e Maqedonisë, bëhet trajneri i tretë që do të udhëheq Besën gjatë këtij sezoni, pas Mensur Jakupit dhe Bujar Islamit.

Kujtojmë Besa e Dobërdollit ishte shumë aktive në merkato, duke sjellë një numër të madh futbollistësh, ndërsa shumë pranë marrëveshjes me këtë skuadër është edhe shkupjani, Florent Osmani, i cili së fundmi ishte pjesë e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply