Sadiki shënon në fitoren e Borecit ndaj Makedonija GJ.P

Boreci dhe Makedonija GJ.P gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, e para për të dyja skuadrat në vitin 2022, njofton “infOSport.mk”.

Takimi në tërësi foli për skuadrën nga Velesi, që në fund shënoi fitore të thellë 4:0.

Ishte mbrojtësi shqiptarë Nehar Sadiki, që hapi serinë e golave në këtë përballje, derisa tre golat tjetër u shënuan nga Xhemail Ibrahimoviç, Aleksandar Gjorgievski dhe Krsta Gjorgjeviq.

Makedonija GJ.P, kur rezultati ishte ai i fillimit, 0:0, kishte humbur mundësinë të shënojë nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje te Boreci debutoi edhe talenti i Shkëndijës, Oktaj Rakipi, i cili këto 6 muaj në formë huazimi do të luaj te skuadra nga Velesi.

Boreci gjatë ditës së nesërme do të niset për në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje tjera kontrolluese, përmes së cilave trajneri i tyre do të fitojë pasqyrë më të mirë për formën e futbollistëve të tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply