Interi arrinë akord me Dortmundin, huazon Emr Mor!

Interi do bëjë goditje të madhe në merkato, duke sjell në radhët e veta talentin turk që luan për Borusian e Dortmundit, Emre Mor. Sipas mediave italiane, turku në “San Siro” do të vjen në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.

Interi i kinezëve “Suning” në këtë mënyrë ka befasuar Romën dhe Fiorentën, duke fituar garën për sigurimin e shërbimeve të Mor.

Përveç talentit turk, Interi ka mbyllur edhe bisedimet për drejtuesit e Nicës, duke siguruar kështu edhe futbollistin 23 vjeçar, Dalbert.

Leave a Reply