Monako e nis mbarë mbrojtjen e titullit në Francë (VIDEO)

Skuadra kampione e Francës, Monako e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2017/2018 ndaj Tuluzës me rezultat 3:2.

Edhe pse në dy raste kampionët në fuqi të Francës ndodheshin në disavantazh, në fund ata i’a arritën qëllimit që të shënojnë fitore, duke paralajmëruar në këtë mënyrë mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar.

Mysafirët avansuan vetëm pas 6 minutave lojë me anë të Zinedin Mashash. Epërsia minimale e Tuluzës ishte valide deri në minutën e 28-të, kur Monako falë golit të shënuar nga ana e Zhemerson barazoi shifrat në 1:1.

Në minutën e 53-të Tuluza sërish kaloi në epërsi falë golit të shënuar nga ana e Anri Delor. Ky gol zgjoi nga gjumi në ato momente dyshen Mbape dhe Falkao, të cilët treguan potencialin e tyre, duke vënë në mjaft vështirësi mbrojtjen mysafire. Ishte kolumbiani që shfrytëzoi një rast në minutën e 58-të, duke barazuar edhe për herë të dytë rezultatin në këtë përballje, teksa për fitoren e kampionëve në fuqi të Francës, u përkujdes Kamil Glik me golin e realizuar në minutën e 70-të.

Ishte kjo ndeshja e parë e sezonit të ri në elitën e futbollit francez, që dhuroi plotë 5 gola, ndërsa e shtuna sjellë me vete edhe 6 ndeshje të tjera, me Paris Sen Zhermenin që do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Amiens me fillim në ora 17:15.

Ligue 1,

Java I

  05.08. 17:15 PSG Amiens
  05.08. 20:00 Lyon Strasbourg
  05.08. 20:00 Metz Guingamp
  05.08. 20:00 Montpellier Caen
  05.08. 20:00 St. Etienne Nice
  05.08. 20:00 Troyes Rennes

Leave a Reply