FSHF bashkëpunim me kampionët e Italisë, Juventusin

Federata Shqiptare e Futbollit po projekton një bashkëpunim të afërt me klubin kampion të Italisë, Juventus dhe JMedical që fokusohet në asistimin mjekësor që mund të ofrojë klinika “Jmedical” për ekipin kombëtar shqiptarë, por edhe të gjithë ekipeve zinxhir të “kuqezinjëve”.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim në selinë e Juventusit ku është pritur nga dy administratorët e klubit Xhuzepe Marota dhe Aldo Mazia si edhe nga administratori i “Jmedical” Elio Testa.

Së shpejti pritet që të nisë një bashkëpunim shumë i shpejtë, ndërsa marrëveshja pritet të konfirmohet në takimin që drejtuesit italian pritet ta bëjnë në Shqipëri.

Leave a Reply