Alioski te Lids Junajted do të bartë fanellën me numrin 10-të

Lids Junajted të dielën me transfertë ndaj Boltonit do të fillojë sezonin e ri në kategorinë e dytë të Anglisë, ndërsa njëri ndër lojtar më kryesor të trajnerit Tomas Kristijan do të jetë Ezgjan Alioski, i cili do të bartë fanellën me numër 10-të.

Alioski muajin e kaluar u transferua nga Lugano te Lids Junajtedi, ndërsa gjatë periudhës së përgatitjeve kishte paraqitje të mira me skuadrën e tij të re, duke fituar kështu besimin e shefit teknik, për të marrë rolin e liderit të ekipit.

Edhe pse gjatë promovimit, shqiptari pozoi me fanellën numër 9-të, mirëpo sot edhe zyrtarisht ishte vendosur që Alioski në sezonin e ri do të paraqitet me numërin 10-të, duke lënë kështu numrin 9-të për golashënuesin më të mirë të sezonit kaluar, Kris Vud.

Leave a Reply