Liga Europa rikthehet sonte me ndeshjet e kthimit, Barcelona me mision jo të lehtë

Liga Europa rikthehet sonte me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8 së finales. Sonte në program zhvillohen shtatë takimet të ndara në dy orare.

Vëmendja kryesore do të përqëndrohet në Stamboll atje ku Galatasaraji do të mirëpret Barcelonën me fillim nga ora 18:45.

Pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë në “Kamp Nou”, skuadra e njohur turke ka motiv të madh për ta eliminuar Barcelonën.

Sidoqoftë, këta të fundit janë favorit për të kaluar tutje, mirëpo nuk pritet ta kenë aspak të lehtë në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur përballë tifozerisë së zjarrtë të Galatasarajit.

Sevilja në një ndër takimet tjera më interesante të mbrëmjes kundër Uest Ham Junajtedit në Londër synon ta mbrojë rezultatin (1:0) për t’u plasuar në fazën tjetër të këtij kompeticioni, ku gjithashtu për të kaluar më tutje do të luftojnë edhe 10 skuadra tjera, përfshirë këtu klube si, Atalanta, Bajer Leverkusen, Braga, Monako  Gllazgou Renxhers, Crvena Zvezda, Betis, Ajntraht Frankfurt, Porto, Lion.

Leave a Reply