Ferizaji bënë goditjen e parë në merkato, transferon ish sulmuesin e Shkëndijës!

Skuadra e Ferizajit e cila me Arbnor Morinën në krye bëri një super sezon në Ligën e Parë, duke siguruar kështu një vend për në Superligën e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka bërë edhe goditjen e parë në merkato.

Drejtuesit e skuadrës kosovare kanë prezantuar ferizajasin, Astrit Fazliu, i cili për dy vite e gjysmë me mjaft sukses mbronte ngjyrat e skuadrës së Dritës nga Gjilani.

Fazliu në këtë mënyrë rikthehet në shtëpi, pasi Ferizaji është qyteti i tij i lindjes, por njëkohësisht për KF Ferizaj ka luajtur në 3 periudha të ndryshme.

Me Fazliun në skuadër, Ferizaji ka përfituar në përvojë në repartin e avansuar, ndërsa i njëjti pritet të jetë një lider, nga i cili do mësojnë edhe më të rinjët në këtë skuadër.

Fazliu përveç me Ferizajin, në Kosovë gjithashtu ka luajtur edhe me Ulpianën, Prishtinën, Feronikelin dhe Dritën, ndërsa gjithashtu i njëjti ka bërë karrierë edhe në Maqedoni dhe Shqipëri, duke luajtur për skuadrat e mëdha, Shkëndijën, gjegjësisht Partizanin e Tiranës dhe Flamurtarin e Vlorës.

34-vjeçari Fazliu në elitën e futbollit kosovar numëron më shumë se 150 ndeshje, ndërsa plotë 72 ndeshje ka zhvilluar edhe në Superligën shqiptare. Me fanellën e Shkëndijës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Fazliu kishte regjistruar 13 paraqitje, 2 gola dhe 5 asistime.

Vërtetë shifra mjaft të mira, që do jenë një ndihmë  e madhe për Ferizajin në sezonin e ri në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply