Xhengis Rexhepi merr drejtimin e skuadrës së njohur kosovare

Xhengis Rexhepi sërish do të punoj në futbollin kosovar, teksa sot ka pranuar të marrë drejtimin e skuadrës së njohur kosovare të Lirisë së Prizrenit, njofton “infOSport.mk”.

Rexhepi në këtë mënyrë rikthehet sërish në futbollin kosovar, aty ku kishte drejtuar skuadrat si, Llapi, KEK-u dhe Dukagjinin. Ai te skuadra prizrenase u prezantua në shoqërinë edhe të pronarit Rahman Kiçe, i cili premtoi përkrahjen për shefin e ri të shtabit si dhe angazhim për të arritur objektivin.

“Është nder dhe privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siç është Liria. Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë. Liria dhe qyteti i Prizrenit por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superligë. Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses”, –  tha Xhengis Rexhepi pas nënshkrimit të kontratës.

Kujtojmë strategu tetovar një kohë bukur të  mirë luante edhe rolin e assituesit të Igor Angellovskit te përfaqësuesja e Maqedonisë, me të cilën luajtu edhe në Europianin e vitit 2020(1), si dhe asistues i Tamer Tuna te skuadra e njohur turke e Sivaspor, ndërkohë në futbollin tonë vendor, i njëjti kishte drejtuar skuadrat si, Rufeja, Vrapçishtin, Dritën e Bogovinës, Kozhuvin, Vëllazërimin e Kërçovës dhe Besën e Dobërdollit. (infOSport.mk)

Leave a Reply