ZYRTARE, Andrea Pirlo trajner i skuadrës turke të Karagumruk

Andrea Pirlo edhe zyrtarisht sezonin e ri do të drejtojë skuadrën nga Superliga turke, Karagumruk. Pirlo ka arritur marrëveshje një vjeçare me drejtuesit e skuadrës nga Fatih, një nga lagjet më të njohura të Stambollit.

Për ish- mesfushorin e famshëm italian do jetë kho aventura e dytë si trajner, pas asaj që kishte në vendlindje me skuadrën e Juventusit.

Pirlo skuadrën e njohur italiane e drejtoi për gjatë sezonit 2020/21, duke i’a dalë të fitojë Kupën dhe Superkupën e Italisë, pavarësisht se e ndërpreu kontratën para kohe.

“Zonjën e Vjetër”, Andrea Pirlo e drejtoi në 52 ndeshje, duke regjistruar 34 fitore, 10 barazime dhe 8 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply