5 zëvendësime dhe ndryshimi i pozicionit jashtëloje, FIFA vendos rregullat e reja në futboll

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit ratifikoi ndryshimet për sezonin 2022/23, që do hyjnë në fuqi që nga data 1 korrik i këtij viti.

Udhëhequr nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe me prezencën e disa prej federatave më të rëndësishme në botë, gjithashtu diskutuan mundësinë për ndryshimin e zëvendësimeve.

Po ashtu u propozuan alternativa të ndryshme për pozicionin jashtëloje dhe zhvillimet më të fundit teknologjike për të ndihmuar në ndeshjet zyrtare.

Në mbledhjen e sotme u vendos që kërkesa gjatë pandemisë për të lejuar 5 zëvendësime, të futet përgjithmonë në ligjet e lojës.

Kështu skuadrat tashmë do e kenë si opsion të mundshëm në çdo ndeshje.

Një ndër temat më të rëndësishme që u diskutua, ishte edhe rregulli i pozicionit jashtëloje. Për të mos vonuar rishikimin në VAR, në rastin kur lojtarët ndodhen në vijë të drejtë, prioritet do i jepet sulmuesit.

Këto nuk do jenë ndryshimet e vetme, pasi në vijim priten edhe ca ndryshime tjera në lojën e futbollit.

Leave a Reply