Haland prezantohet te Mançester Siti!

Erling Haaland edhe zyrtarisht është futbollisti  më i ri i Mançester Siti. Kampionët e Anglisë që me datë 10 maj kishin njoftuar se kanë arritur marrëveshje eme Borusia Dortmundin për transferimin e norvegjezit 21-vjeçar.

Drejtuesit e skuadrës nga Mançesteri kishin aktivizuar klauzolën e blerjes së kartonit të Haland me “milionerët”, për të cilën mediat në Angli pohojnë se ka qenë në vlerë pre 60 mln euro (51 mln sterlina).

Sot sulmuesi shtatëlartë me Sitin nënshkroi kontratë 5-vjeçare. Ai edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës kampione të Anglisë do të bëhet nga 1 korriku.

Leave a Reply