UEFA cakton datat finale, ja kur luan FC Shkupi në Ligën e Kampionëve

FC Shkupi pasi me plotë meritë u shpall kampion i Maqedonisë, këtë vit do të prezantojë vendin tonë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Shorti deshi që “Bardheblutë” nga Çairi në raundin e parë të kësaj gare të takohen me kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC.

UEFA ka bërë me dije edhe datat finale se kur do luhen përballjet.

Skuadra e Goce Sedlloskit ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Shkup me datë 5 korrik me fillim në ora 20:45, ndërsa ndeshja e kthimit në program është një javë më pas (12 korrik) në fushën e kundërshtarit, me fillim në ora 18:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply