Tevez i rikthehet futbollit, por këtë herë si trajner!

Karlos Tevez është gati të rikthehet në futboll, por jo si lojtar.

Ish-sulmuesi i njohur argjentinas do ta bëjë këtë me një aventurë të re, pasi do të jetë trajneri i ri i Rosario Central, siç njofton klubi argjentinas.

Pas një fillimi të dështuar të sezonit, klubi argjentinas ndodhet në vendin e 17-të në kampionat.

Karlos Tevez do të ketë shumë për të bërë për përvojën e tij të parë në rolin e trajnerit.

Leave a Reply