Munishi me fjalë të mëdha për shkupjanin, Besir Ramadani

Ismet Munishi e ka ngritur në qiell ish mbrojtësin e Struga Trim & Lum, Besir Ramadani, i cili para se të transferohej te skuadra strugane ishte pjesë e FC Shkupit.

Munishi ka thënë se me Ramadanin është “dashuruar” që në sekondat e para kur edhe po i shihte videot e këtij të fundit.

Thotë se Ramadani i ka të gjitha parametrat për të luajtur me një skuadër, siç është Prishtina.

“Ka qenë pjesë e Strugës po edhe e kombëtares së Shqipërisë U21. Besir Ramadani është një lojtarë që kur e pashë unë në video, në sekundën e dytë e kam pa që du me marë sepse i kishte parametrat fantastike, kishte edhe forcë edhe shpejtësi”, – është shprehur një ndër trajnerët më të mirë kosovar, Ismet Munishi.

Ramadani në futbollin vendor përveç me dy skuadrat elitare, FC Shkupin dhe Struga Trim Lum, ka luajtur edhe Gostivarin dhe ekipin e Genç Kalemler, ndërsa gjithashtu i njëjti ka qenë pjesë e përfaqësueses U18 të Maqedonisë,  ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare U20 dhe U21.

Leave a Reply