Vedat Muriqi i bindur, Fenerbahçe do të bëhet kampion

Fenerbahçe ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër ish-skuadrës së Vedat Muriqit, Çaykur Rizespor.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë si mysafir Fenerbahçe shënoi fitore me rezultat 2:1. Turuç (’13) dhe Jailson (’70) shënuan golat e fitores për mysafirët, teksa te i dyti asistoi sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Abarhoun në minutën e 18-të, të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi është shprehur optimist për gjasat e skuadrës së tij në luftën për titull.

“Në fund të kampionatit, ne do të jemi kampionë”, u shpreh sulmuesi prizrenas.

Me këtë fitore, Fenerbahçe ngritet në vendin e katërt me 31 pikë, kurse Rizespori mbetet në vendin e 12-të me 20 pikë të tubuara.

Leave a Reply