E kryer, Granit Xhaka rikthehet në Bundesligë!

Granit Xhaka nuk do të jetë më lojtar i Arsenalit. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk u grumbullua në sfidën e djeshme përballë Çelzit dhe mediat britanike dhe ato gjermane raportojnë se është gjetur një akord mes Arsenalit dhe Herta Berlinit për transferimin e mesfushorit 27 vjeçar.

Xhaka do të transferohet në formë huazimi për gjashtë muajt e mbetur të sezonit, ndërsa në verë, klubi gjerman do i paguajë plot 30 milionë euro Arsenalit për kartonin e mesfushorit.

Mendohet se mesfushori prishtinas do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare me skuadrën gjermane, e cila planifikon që në rradhët e veta të sjellë edhe ish reprezentuesin gjerman, Julian Draksler.

Xhaka te “Topçinjtë” u transferua verën e vitit 2016-të, ndërsa brenda 3 vite e gjysmë, ai me fanellën e skuadrës londineze regjistroi gjithsej 150 ndeshje, 11 gola të shënuar dhe 17 asiste.

Ai sezonin aktual ka zhvillluar 14 ndeshje, ndërsa vlen të ceket se ishte në qendër të kritikave nga ana e tifozëve të Arsenalit, me të cilët pati edhe një zënkë verbale gjatë ndeshjes kampionale kundër Kristal Pallas. Pikërisht nga ai moment Granit Xhaka nuk e ndjente veten mirë te Arsenali dhe largimi i tij në këtë moment ndoshta është edhe vendimi më i mirë.

Leave a Reply