Shembet tribuna e stadiumit, 4 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur (VIDEO)

Të paktën 4 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur nga ngjarja tragjike e shembjes së tribunave të një stadiumi në Kolumbi.

Në një ndeshje me dema, tribuna me dy kate e stadiumit jo shumë modern është shembur duke lënë të vdekur dy gra, një fëmijë dhe një burrë.

Më shumë se 300 tifozë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

BBC ka publikuar një video me dron, teksa duket një pjesë e tribunës së shembur, me njerëzit që vrapojnë në panik.

Guvernatori i Tolimas, Jose Orozco ka thënë se sipas emergjencave janë 322 persona që kanë marrë mjekim.

Në Kolumbi bëjnë apel për ndalimin e eventeve të tilla të pasigurta, teksa tifozët hyjnë edhe në pistë për të tërhequr vëmendjen e demave.

Leave a Reply