Sadiku flet si futbollist i Levantes, tregon edhe për Enis Bardhin (VIDEO)

Armando Sadiku u zyrtarizua sot si futbollisti më i ri i Levantes. Ai nisi menjëherë me seancat stërvitore, ndërsa ka folur edhe për kanal zyrtar të klubit.

 “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe më vjen mirë që do të kem rastin të luaj në këtu. Ky është një hap i rëndësishëm për karierën time dhe jam shumë i lumtur që Levante më dha mundësinë të luaj në La Liga, ka thënë Sadiku.

Ndihmesë e madhe për adaptimin e Sadikut pritet të jetë Enis Bardhi, i cili krejt natyrshëm i ka qnëdruar pranë bashkëpatriotit që në ditën e parë te Levante, me këta të fundit që nuk kanë hezituar t’i dëshirojnë mirëseradhje në gjuhën shqipe sulmuesit të tyre të ri. Sadiku nuk ka fshehur kënaqësinë që te Levante takohet me Enis Bardhin.

 “Është një djalë shumë i mirë. Flasim shqip. Ai mund të më ndihmojë shumë në këto ditë të para dhe për këtë jam shumë i lumtur”, ka përfunduar sulmuesi kuqezi.

Leave a Reply