Nga nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni – Gjermani

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes Mk Tickets, nga dita e hënë (4 tetor) nis shitjen e biletave për ndeshjen eliminatore të përfaqësueses A kundër Gjermanisë e cila do të luhet me 11 tetor në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Biletat do të shiten me çmim nga 100 denarë për tribunën perindimore, 300 denarë për blloqet 1, 2, 5 dhe 6 të tribunës jugore dhe blloqet 13, 18, 19 dhe 24 të tribunës veriore si dhe nga 500 denarë për blloqet qëndrore të tribunave të jugut dhe veriut në arenën “Todor Proeski”.

Biletat për tribunën lindore janë vendosur në dispozicion të tifozëve mysafirë.

Numri i pjesëmarrësve në arenën “Todor Proeski” për ndeshjen Maqedoni – Gjermani është i kufizuar në 50% të kapacitetit të stadiumit në përputhje me masat për mbrojtje nga virusi Covid-19 dhe protokollit të UEFA-së për pjesëmarrjen e publikut në tribuna.

Shitja e biletave do bëhet në mënyrë elektronike përmes sistemit të MKTickets, përderisa zyra për shitjen e biletave në arenën “Todor Proeski” do të jetë e hapur për shitjen e biletave me 9, 10 dhe 11 tetor gjatë periudhës nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Një person mund blejë maksimum katër bileta me një dokument identifikimi.

Sipas vendimit zyrtarë të Qeverisë për të ndjekur ndeshjet në stadiume lejohet duke poseduar dokumentet e mëposhtme:

– Çertifikatë/konfirmim për imunizim (vaksinim) nga virusi Covid-19, ose më së paku pranimin e dozës së parë të vaksinës.

– Çertifikat për kalimin e Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Kjo nuk zbatohet për persona nën 18 vjeç.

Ju bëjmë thirrje të gjithë tifozëve të futbollit dhe përkrahësve të përfaqësueses së Maqedonisë që të respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19 dhe ti japing mbështetje ekipit përfaqësues në ndeshjen kundër Gjermanisë.

Leave a Reply