Totenhami angazhon futbollistin e Barcelonës

Pas dy transferimeve të njëpasnjëshme, atë të Kesie dhe Kristensen, te Barcelona ka ndodhur edhe largimi i parë. Bëhet fjalë për francezin, Klement Lengle, i cili i është bashkuar skuadrës së Totenhamit në formë huazimi për një sezon, pa asnjë mundësi blerjeje.

Qendërmbrojtësi francez mbërriti në Londër ditë më parë për të mbyllur transferimin dhe pasi plotësoi të gjitha dokumentet u zyrtarizua vetëm gjatë ditës së sotme.

Lenglet ka vendosur t’i bashkohet një ekipi që luan në Ligën e Kampionëve, teksa pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e italianit, Antonio Konte.  Francezi kërkohej edhe nga Juventusi, mirëpo i njëjti në fund vendosi për Totenhamin dhe Konten, aty ku beson se do të luaj një rol të rëndësishëm në skuadër.

Lenglet pret të luajë në vazhdimësi për të bindur edhe seleksionuesin e Francës, Didie Deshamp, për ta grumbulluar atë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas Lenglet, nga Barcelona ditëve në vijim pritet të largohen edhe futbollistit, si: Umtiti, Riqui Puig, Neto, Braithëaite, Trincao dhe Mingueza.

Leave a Reply