Gjilani i Zekirja Ramadanit vjen me një super përforcim në prag të sezonit të ri në Kosovë

Gjilani i Zekirja Ramadanit ka siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian Theophilus Solomon, i cili së fundmi ishte pjesë e Ballkanit nga Suhareka.

26-vjeçari edicionin e kaluar u shpall kampion me skuadrën e Ilir Dajës, mirëpo mungesa e minutave në ndeshjet europiane, ku Ballkani shkroi historinë, duke u kualifikuar në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës, bënë që Solomon të mendojë largimin nga Suhareka, mirëpo jo edhe nga Kosova.

Ai tashmë do të luaj me Gjilanin, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Kujtojmë, Solomon para se të transferohej në futbollin kosovar gjatë gushtit të vitit të kaluar, luante në Kuvajt me skuadrën e Qadsia SC, ndërsa gjithashtu për një vit e gjysmë kishte veshur edhe fanellën e Partizanit nga Tirana.

Vlen të theksohet se Solomon, pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në futbollin ballkanas, duke luajtur në Kroaci, Serbi dhe Qipro, ndërsa në vitin 2019-të pati një aventurë të shkurtër edhe në futbollin hungarez, duke  veshur fanellën e Ujpesht. (infOSport.mk)

Leave a Reply