Kantallarovski zbulon listën te U21, pjesë e saj për herë të parë edhe Ramani dhe Ramadani

Në periudhën prej 21 deri më 26 shtator, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të marrë pjesë në turneun kontrollues që do të mbahet në Sveti Martin na Mura të Kroacisë, me ç’rast sot seleksionuesi Dragan Kanatllarovski shpalosi edhe listën e futbollistëve të ftuar, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e të ftuarve bëjnë pjesë gjithsej 5 futbollistë shqiptarë, ndërsa dy prej tyre për herë të parë do të jenë pjesë e U21.

Fjala është për Hamza Ramanin e Pobedës dhe Reshat Ramadanin e Shkëndijës, dy super talentë që po luajnë me ekipet e tyre në Ligën e Parë.

Ndryshe Reshati, është vëllai i Florent Ramadanit, i cili gjithashtu ishte pjesë e U21, ndërsa tashmë familja Ramadani do të përfaqësohet nga Reshati.

Sa u përket futbollistëve tjerë shqiptarë, fjala është për Behar Feta të Voska Sport, i cili edhe më parë ka qenë u grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, njëjtë sikurse edhe Agan Mjaki i skuadrës holandeze të Groningen dhe Luan Abazi i skuadrës zvicerane të Vill.

Lista e futbollistëve të përfaqësueses U21 të ftuar nga seleksionuesi Kanatllarovski për në turneun në Kroaci:
Portierë: Marko Alçevski (Akademia Pandev), Ivan Nikolovski (Voska Sport), Aleksandar Angelkoski (Teteks);
Mbrojtës: Antonio Jankuloski (Vastra Frolunda, Suedi), Agan Mjaki (Groningen, Holandë), Stefan Despotovsi (Sturm, Austri), Andrej Stojçevski (Zhilina, Sllovaki), Martin Velickovic Radulovic (Slovan Bratislava, Sllovaki), Reshat Ramadani (Shkëndija) , Viktor Krstevski (Gostivar), Kristian Tasevski (Augsburg);
Mesfushorë: Aleks Zlatkov (Shkupi), Ivan Nikolov (Bregalnica), Hamza Ramani (Pobeda), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Gaziantep, Turqi), Vane Krstevski (Akademia Pandev), Leonid Ignatov (Skopje), Berat Kalkan (Kasimpaşa, Turqi), Behar Feta (Voska Sport), Arda Okan Kurtulan (Adana, Turqi);
Sulmues: Mario Ilievski (Kishvarda, Hungari), Luan Abazi (Ville, Zvicër), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

Ndryshe në turneun kontrolluese në Kroaci, krahas nikoqirëve kroat dhe përfaqësueses sonë, do të marrin pjesë edhe kombëtaret e Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.

Ndeshjen e parë, të përzgjedhurit e trajnerit Kanatllarovski do ta zhvillojnë kundër Shqipërisë më 23 shtator, ndërsa më 26 shtator do të përcaktohet më tej se cila nga përfaqësueset, Kroacia apo Arabia Saudite, do të jetë kundërshtari ynë i radhës.

Grumbullimi i përfaqësues U21 të Maqedonisë është caktuar për më 18 shtator në hotel Park, një ditë pas datëlindjes së Hamza Ramanit, i cili me siguri se këtë ftesë nga ana e Kanatllarovskit do e ketë si dhuratën më të mirë. (infOSport.mk)

Leave a Reply