Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Belica zyrarizohet te Prishtina

Egzon Belica edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Kosovë, te një ndër skuadrat më të trofeshme të vendit tonë fqinjë, Prishtinës. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që 4 ditë më parë, kur palët sapo kishin bërë kontaktet e tyre të para.

Tashmë kur palët janë dakorduar, lajmin e kanë konfirmuar edhe nga FC Prishtina,  skuadër kjo që me mbrojtësin strugan ka nënshkruar kontratë një vjeçare.


Egzon Belica gati për t’iu bashkuar FC Prishtinës!


Belica së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, te e cila skuadër kishte kaluar 4 vite e gjysmë, duke fituar një titull kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

31-vjeçari Belica në Shqipëri përveç me Partizanin, kishte luajtur edhe me Besën e Kavajës, në futbollin tonë vendor ai kishte qenë pjesë e Rabotniçkit, Shkëndijës dhe Ohrid Lihnidos, ndërsa gjithashtu kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur me Konkordia në Rumani, FC Inter në Finlandë dhe Riga në Letoni. (infOSport.mk)

Leave a Reply