Fërshëllyen himnin e Bullgarisë, UEFA gjobë FFM-së në vlerë prej 14.500 euro!

Shtëpia e Futbollit Europian, UEFA ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 14.500 euro për Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kjo si pasojë e fërshëllimave të tifozëve maqedonas ndaj himnit bullgar në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me datë 26 shtator, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

UEFA konfirmoi dënimin në vlerë prej 10.000 euro për fërshëllimat ndaj himnit të Bullgarisë, ndërsa pjesa tjetër e gjobës në vlerë prej 4.500 euro, ka të bëjë me hedhjen e gjësendeve të ndryshme në fushë.

Ndryshe ndeshja midis Maqedonisë dhe Bullgarisë u mbyll me fitoren e bullgarëve me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply